Site icon Telegrafi

Bleu lopën për 113.700 euro

Lopa qumështore me lara bardh e zi, e arriti këtë çmim pasi brenda vitit mund të prodhojë deri në 15.000 litra qumësht. Po ashtu, organizatorët e ankandit thanë se lopa me emrin Willsbro Emilyann ka materialin më kualitativ gjenetik.

Përndryshe mështjerra ka lindur me mbarsim artificial me qeliza vezë të prodhuara në laborator, ndërsa më pas embrioni është implantuar te lopa. Nëna e viçit është rritur në Amerikë dhe po ashtu ka një kualitet kulmor gjenetik, ndërsa vlera e saj vlerësohet mbi 445.000 euro.

“Jam i sigurt që opinioni do të habitet me çmimin e kësaj lope, por ajo ka materialin më të mirë gjenetik në Evropë”, tha Jon Long, redaktor i revistës Farmers Weekly. /Telegrafi/

Exit mobile version