Site icon Telegrafi

Bleu hapësirën për reklamë për të shpallur fejesën

“Sapo kam mësuar se David Newquist nga Bakersfield pyeti të dashurën e tij Patricia nëse pranon të fejohet me të”, tha udhëheqësja pasi që në ekran u paraqitën fotografitë e Davidit dhe Patricias.

Davidi ishte në shtëpi duke shikuar televizorin së bashku me Patrician dhe zgjati dorën prapa sofës për ta hapur kutinë me unazën e fejesës. Patricia pranoi, ndërsa çifti i lumtur ende nuk ka caktuar datën e martesës. /Telegrafi/
 

Exit mobile version