Site icon Telegrafi

Peci: Sektori bletarisë me potencial për vendin tonë

Bletaria si një sektor me potencial dhe i rëndësishëm në vendin tonë, me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të zhvillohet në vazhdimësi, duke rritur kështu prodhimtarinë dhe cilësinë e mjaltit dhe produkteve të saj.

Përkrahjen për këtë sektor e ka konfirmuar Ministri i  Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë vizitës së bletarëve në fshatin Çabër të Komunës së Zubin Potokut.

Gjatë kësaj vizite, ai është njoftuar me veprimtarinë që e zhvillojnë në këtë sektor edhe gratë fermere në këtë rajon, me ç’ rast ka premtuar mbështetje të vazhdueshme për avancimin e mëtejmë të bletarisë.

“Kjo komunë veriore edhe falë relievit, klimës e vegjetacionit ofron kushte të mira për bletarinë. E duke ditur rëndësinë e këtij sektori, këtë vit, përmes Programit të Pagesave Direkte – Subvencioneve 2022, një koshere e bletëve do të subvencionohet me 20 euro’, ka thënë Peci.

Ndryshe, përveç mjaltës, bletët kanë efekt të lartë pozitiv edhe për kulturat e tjera bujqësore përmes procesit të polenizimit andaj edhe përkrahja për këtë kategori nuk do të mungojë, transmeton Telegrafi.

Exit mobile version