Edhe një këngë e re i është bashkuar numrit të madh që kanë ardhur kohët e fundit prej estradës muzikore shqiptare.
Kësaj radhe me një projekt të ri ka ardhur Bleta Brovina, e cila kishte kohë që nuk kishte sjell ndonjë videokëngë të re.
“4”, titullohet kënga e re biondinës, të cilin e ka shoqëruar edhe me një video të veçantë.
Kënga shihet se është filmuar në Prishtinë dhe kënga që flet për një dashuri të përfunduar.
Për muzikën dhe tekstin e këngës është përkujdes vetë Bleta gjersa prodhues ishte Diez Music.
Ndryshe, kjo nuk do të jetë kënga e fundit e bukuroshes pasi ka paralajmëruar një vit me më shumë projekte. /Telegrafi/
https://youtu.be/nh9eiZocYco?t=2