Para katër muaj ka sjell këngën e fundit ndërsa paraprakisht kishte bashkëpunuar edhe me McKreshën.
Bleta Brovina kësaj radhe ka sjell një këngë të re dhe ka ardhur solo edhe kësaj radhe.
“Për ty”, titullohet kënga më e re e këngëtares, të cilën e ka shoqëruar me video mjaft të bukur.
Kënga bën fjalë për një histori të dashurisë, e cila kishte përfunduar tash e sa kohë.
Tekstin e këngës e ka shkruar Imperi Alb ndërsa për videon është kujdesur Askjack.
Theksojmë se kënga e fundit “Luje” është shikuar rreth 100 mijë herë në YouTube. /Telegrafi/