Telegrafi

Blero shtrihet në spital

Këngëtari ka postuar në faqen e tij në Twitter një foto të infuzionit të cilin e ka marrë, duke shkruar mbi të (në anglishte): “I sëmurë sërish, çka është kjo punë. Kam nevojë për pushim”.

Duket se moti i keq dhe lodhja nga angazhimi i tepërt ka bërë që gjendja e tij shëndetësore të përkeqësohet deri në pikën ku ai ka kërkuar ndihmën e mjekut.

Por për disa orë çdo gjë është kthyer në normalitet dhe Blero tashmë po gëzon atmosferën familjare në shtëpi.

Këngëtari kohëve të fundit është duke punuar shumë në albumin e tij të radhës, por edhe në projektet e këngëtares Dhurata Ahmetaj. /Telegrafi/