Telegrafi

Blero: Klipi i Elvanës, i vjedhur

 Blero në një postim që ka bërë në rrjetin Twitter ka shkruar se klipi i Elvana Gjatës, “Gjaku Im”, i punuar nga ThreeDots, ka ngjashmëri me një prej klipeve të grupit legjendar të rokut, HIM.

“Kallxomni a ka ngjashmëri klipi a po më doket mu…???WTF”, kështu është shprehur Blero, duke postuar këngën e Elvanës së bashku me atë të grupit të njohur botëror HIM.

Elvana Gjata këtë klip e ka publikuar për nderë të 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ku ajo ndryshe nga herët tjera, në këtë klip shfaqet shumë më ndryshe, me një imazh tërësisht tjetër, kështu duke pasqyruar kohët e lashta, por sërish seksi si gjithmonë.

Ky klip i këngëtares nga Shqipëria i ka kushtuar tej mase në aspektin financiar, por kohë edhe mund, kështu duke punësuar një ekip prej më shumë se 30 personash, e që rezultati në fund ishte i jashtëzakonshëm. /Telegrafi/