Fillimi i një sezoni të ri shoqërohet edhe me blerje të shumta.
Çizmet ushtarake Këtë vjeshtë dhe dimër janë në modë çizmet e inspiruara nga ato të ushtarëve. Stili ushtarak ka inspiruar shumë koleksione.
Veshjet me printime Një trend i kësaj vjeshte janë veshjet me printime, të cilat janë shumë tërheqëse. Më aktuali është ende dizajni i leopardit, i cili vishet në të gjitha rastet apo edhe në aksesor.
Ngjyra e kaltër e errët E fuqishme dhe gjithmonë trendi, ngjyra e kaltër e errët është e përshtatshme për të gjitha rastet, nga zyra deri tek darka romantike. Kjo nuancë simbolizon fuqinë dhe mund të kombinohet me të gjitha ngjyrat, pavarësisht nga stili.
Xhaketa ose fund lëkure Lëkura është në të njëjtën kohë sinonim i forcës dhe flirtit. Xhaketa e lëkurës është një investim që ja që vlen. Fundi i ngushtë i lëkurës, edhe pse gjithmonë është atraktiv nuk është edhe aq praktik.
Veshjet bardhë e zi Kombinimi e zezë/e bardhë është kombinim perfekt, shkruan Living. Ai gjendet kudo, në çdo stil: sportiv, elegant, me shirita etj. /Telegrafi/