Telegrafi

Blerja e armëve, bota arrin rekordin prej 1 trilion dollarësh

Shtete të ndryshme të botës prej vitesh shpenzojnë shuma të mëdha për armatime, që tejkalojnë disa herë në buxhetin e shteteve përkatëse për sa i përket shëndetësisë, apo arsimit. Por kjo garë e çmendur ka arritur këtë vit një pikë kulmore. Kështu, sipas shifrave të fundit në shkallë botërore, shpenzimi i armëve ka kapur rekordin prej 1 trilion dollarësh.

Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, shpenzimet globale për ushtrinë janë rritur me 45%. Kjo dhe shifra të tjera janë pjesë e botimit të përvitshëm.

"Armatimet, çarmatimet dhe siguria ndërkombëtare" të publikuara
nga Instituti për Kërkimet e Paqes në Stokholm të Suedisë.

Kjo rritje e buxhetit të armatimeve ka ardhur paralelisht me rritjen ekonomike të vendit, si dhe lidhet ngushtësisht me aspiratat e saj për t‘u shndërruar në një superfuqi botërore. Fuqi të tjera rajonale janë India, Brazili dhe Argjentina që në thelb kanë rritur shpenzimet e tyre për armatimin.

Përveç rritjes së shpenzimeve ushtarake me 3% në terma realë, në vitin 2008 dhe me 21% që nga viti 1999, Britania e Madhe është përballur me një rënie të ndjeshme të buxhetit të armatimeve. Kjo pjesërisht për shkak të përfshirjes së Anglisë në dy konfl ikte atë në Afganistan dhe atë në Irak, që kanë një kosto tërësore prej 18 miliardë dollarësh për Britaninë e Madhe.

"Ideja e ‘luftës kundër terrorizmit‘ ka nxitur shumë vende që t‘i shohin problemet
e tyre përmes një optike tepër luftarake, duke e përdorur atë për të justifi kuar shpenzimet ushtarake gjithnjë e në rritje. Ndërkaq, luftërat në Irak dhe Afganistan kanë kushtuar deri më tani 903 miliardë dollarë, të dala këto vetëm nga xhepi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në materialin e Institutit Suedez listohen edhe 100 kompanitë kryesore të prodhimit të armëve, duke përjashtuar
këtu kompanitë kineze për të cilat nuk ka shifra dhe të dhëna të sakta. "Boeing" qëndron në krye të këtyre kompanive, të paktën për sa i përket vitit 2007 me një shitje që kap shifrën e 30 miliardë dollarëve. Në këtë listë kryesojnë kompani evropiane dhe amerikane.