Kreatorja e njohur shqiptare, Blerina Kllokoqi – Rugova, është themeluese e brendit të saj shumëvjeçar, “BKR”.
Megjithatë, pas shumë viteve të suksesshme në fushën e modës, Kllokoqi-Rugova kanisur punën edhe për themelimin e një brendi të dytë.
Bëhet fjalë për “Bukur World”, i cili do të jetë brendi i parë vendor me veshje të gatshme për t’u veshur, nga çorapet e deri te aksesorët.
Kreatorja nga Prishtina ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa postime, duke paralajmëruar hapjen e dyqanit të parë të këtij brendi.
Ajo planifikon që dyqanin e parë ta hapë në Prishtinë dhe më pas në disa lokacione të tjera. /Telegrafi/