Site icon Telegrafi

Blerina Kllokoqi-Rugova shkëlqen në Festivalin e Filmit në Kanë

Foto: Blerina Kllokoqi-Rugova/Instagram

Festivali i filmit në Kanë, ka mbledhur edhe këtë vit shumë emra të njohur ndërkombëtarë nga fusha të ndryshme.

Aty nuk po mungojnë edhe disa prej personaliteteve shqiptare.

Stilistja e njohur kosovare, Blerina Kllokoqi-Rugova, ka marrë pjesë në natën e sotme të festivalit gjithashtu.

Ajo është shfaqur në tapetin e kuq me një fustan të zi, qëndisur me shkëlqim dhe material blu në pjesën e sipërme.

Stilistja Rugova arriti që të rrëmbejë vëmendjen e të pranishmëve me këtë paraqitje glamuroze.

Pranë saj në këtë festival gjenden edhe ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, Veton Firzi dhe Samir Hoxha. /Telegrafi/

Exit mobile version