Sot (e hënë) Shërbimi Korrektues i Kosovës ka prezantuar ridizajnimin e uniformave për staf dhe uniformave solemne të SHKK-së.
Këto uniforma u realizuan nga kreatorja e mirënjohur shqiptare, Blerina Kllokoqi – Rugova, teksa u prezantuan para të pranishmëve.
Sipas analizave dhe praktikave të vendeve më të zhvilluara, e po ashtu në konsulta me ekspertët më të mirë të fushës, u arrit në përfundim që uniformat e reja do të jenë më të veçanta, të modernizuara dhe bashkëkohore.
Këto janë promovuar edhe nga vet Kllokoqi me anë të një postimi që ka ndarë në rrjete sociale.
“Sot prezantova zyrtarisht modelet e reja të uniformave zyrtare dhe solemne për gardianët e Kosovës”, ka shkruar ajo në postimin e publikuar në Instagram.
Blerina vazhdon të jetë një nga stilistet më të kërkuara në trojet shqiptare dhe jo vetëm, ndonëse qëndron prapa shumë stilimeve unike. /Telegrafi/