Kreatorja e njohur shqiptare, Blerina Kllokoqi – Rugova, ka njoftuar se është pajisur me pasaportë shqiptare.
Kështu ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit në InstaStory.
Në dokumentin e publikuar thuhet se i është miratuar kërkesa për dhënien e shtetësisë shqiptare.
Në të tutje bëhet me dije se brenda gjashtë muajve duhet të bëhet betimi përkatës, siç e parasheh ligji.
Krahas stilistes, një numër i madh i personazheve publike kanë marrë pasaportën e Shqipërisë.
Blerina tashmë është njëra nga stilistet më të njohura e më të suksesshme në vend.
Ajo prej vitesh punon edhe me disa prej figurave të famshme në Shqipëri. /Telegrafi/