Stilistja e njohur kosovare, Blerina Kllokoqi-Rugova është pa diskutim një prej dizenjatoreve më të pëlqyera në vend.
Ajo ka arritur që të vesh emra të mëdhenj si Rita Ora, Inva Mula, e ndërsa ishte kujdesur edhe për veshjet e presidentes, Atifete Jahjaga, gjatë mandatit të saj.
E njëjta, ka arritur që brendin e saj ta shndërrojë edhe në brend ndërkombëtar, duke shituar veshjet e saj edhe jashtë vendit.
Talenti i saj është spikatur edhe nga emra të njohur botërorë, e njëra ndër to është edhe aktorja me famë ndërkombëtare, Angelina Jolie.
Kjo e fundit, i kishte dhuruar një autograf me dedikim stilistes Kllokoq-Rugova vite më parë.
Blerina përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ka kujtuar dedikimin e bërë nga Jolie, ku shkruhet “Me dashurinë dhe respektin tim për Blerinën”.
Duket se me faktin se ka pasur mundësinë të marrë një përgëzim të tillë nga një aktore me famë botërore, stilistja Kllokoqi-Rugova ndjehet tejet e lumtur, gjersa e ndan me ndjekësit e saj këtë dedikim të veçantë. /Telegrafi/