Telegrafi

Blerina Kllokoqi me fjalë emocionuese për nëntë vjetorin e markës së saj (Foto)

Kreatorja e njohur Blerina Kllokoqi-Rugova është shumë e pëlqyer për punën e saj.

Me vite të tëra, ajo dhe stafi i saj kanë realizuar veshje nga më të ndryshmet, unike për estradën e deri te krerët më të lartë të shtetit.

Marka e saj “BKR” feston nëntë vjetorin e themelimit, dhe për këtë rast vet Kllokoqi-Rugova ka publikuar një shkrim mjaft interesant dhe emocionues lidhur me këtë përvjetor.

Ajo e lid numrin nëntë me misterin, por që për markën e saj konsiston në lumturi, krijimtari, tundim e arritje.

“Numri 9 thone se eshte plot mister. Por si vleresohen 9 vite pune dhe pasioni. 9 vite lumturi e krijimtari, tundim e arritje. 9 vite te BKR pran jush dhe me ju. Jam me e lumtura ne bote qe per 9 vite radhazi arrita sadopak te zbukuroj perditshmerine tuaj apo ngjarjet e rendesise se vecante per ju. Duke ju uruar lumturi te pafund, uroj qe te festojme edhe shume pervjetore e suksese se bashku dhe uroj te jemi prane njeri tjetrit ne cfaredo qe na ka pergatitur e ardhmja. E juaja Blerina”, ka shkruar Kllokoqi-Rugova. /Telegrafi/

Blerina Kllokoqi-Rugova