Telegrafi

Blerina Kllokoqi dhe Mendim Rugova, 10 vite lumturi (Foto)

Blerina Kllokoqi Rugova është padiskutim një ndër kreatoret më të mira shqiptare.

Kreacionet e saj janë pëlqyer gjithnjë, dhe kanë veshur emra të njohur si: Rita Ora, Inva Mula, Elia Zaharia dhe shumë yje të tjerë.

Ndërkohë, për të gjithë ata që nuk e njohin vetëm si stiliste, ajo përndryshe është edhe nusja e shtëpisë së presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Lexo po ashtu Blerina Kllokoqi – Rugova tregon pse yjet e estradës nuk vishen prej saj (Video)

Ajo është martuar me djalin e tij, Mendim Rugovën dhe së bashku kanë dy fëmijë. Çifti i njohur jetojnë prej kohësh në Prishtinë, ndërsa kanë një jetë shumë të lumtur familjare.

Sot (e premte) pikërisht në një datë si kjo, 10 vite më parë ata kurorëzuan lidhjen e tyre me fejesë në Prishtinë, gjersa ka qenë Blerina ajo e cila e ka kujtuar sot këtë moment magjik, përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social ‘Facebook’. /Telegrafi/