Blerina Bala është votuar për të drejtuar Bashkinë e Himarës, me 16 vota pro.
Kandidati tjetër, Pervin Gjikuria, u tërhoq gjatë procesit të votimit.
Mbledhja për caktimin e drejtuesit të ri, pasi Fredi Beleri dhe Jorgo Goro janë në burg, u mbajt në bashki me dyer të mbyllura. Kjo pasi në sallën e Këshillit Bashkiak pati tensione, sidomos në momentin kur aty hyri Vangjel Tavo dhe Blendi Klosi.
“Së pari, më lejoni të bëj një falenderim të veçantë për besimin që më është dhënë sot. Në muajt në vijim, fokusi i Bashkisë Himarë do të jetë në punë, me qëllim përmbushjen e objektivave dhe synimeve, sidomos referuar sezonit turistik. Jam e ndërgjegjshme që asnjë punë nuk bëhet vetëm, ndaj mendoj se pas 10 muajsh të vështirë, Himara meriton që midis aktorësh vertikal dhe horizontal, të ketë bashkëpunim sa më të ngushtë e mbështetje sa më të madhe”, tha Blerina Bala pas mbledhjes.