Telegrafi

Blerim Xhemaili dhe Pajtim Kasami drejt Bolognas

Bologna pritet të ketë në skuadër dy mesfushorë shqiptarë të përfaqësueses zvicerane.

Blerim Xhemaili dhe Pajtim Kasami raportohet se janë pranë kalimit te ekipi bolonjez.

Blerimi do të vjen në formë huazimi nga klubi i Montreal Impact, ndërsa Kasami është i gatshëm ta braktis Sionin.

Xhemaili iu bashkua në muajin maj të vitit të kaluar ekipit kanadez, por që nuk ka përmbushur pritshmëritë te klubi që është në pronësi të biznesmenit italiano-kanadez, Joey Saputo.

Dyshja e pandashme edhe gjatë pushimeve verore

Eksperti i transferimit Gianluca Di Marzio pretendon se Bologna gjithashtu dëshiron të nënshkruajë me Kasamin.

Mesfushori 25-vjeçar, gjithashtu reprezentues zviceran, aktualisht po bën kërkon një klub të ri pas aventurave me Olympiacosin, Nottingham Forestin dhe Fulhamin.

Ndryshe, skuadra italiane aktualisht gjendet në pozitën e 12 të renditjes tabelore të Serie A në saje të 24 pikëve. /Telegrafi/