Presidenti Hashim Thaçi e ka dekoruar politikanin dhe publicistin Blerim Shala me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë, njofton Klan Kosova.
“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë, sot e dekorova politikanin, publicistin dhe intelektualin e shquar Blerim Shala, për kontributin e tij të gjatë në gazetari, publicistikë”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.
“Po ashtu edhe për pjesëmarrje e tij në Delegacionin e Rambujesë, rolin si koordinator i Ekipit të Unitetit gjatë negociatave për zgjidhjen e statusit final të Kosovës si dhe për aktivitetin e tij të pareshtur për demokratizimin e skenës politike të Kosovës”.