Telegrafi

Blerim Rexha dorëhiqet nga PDK-ja

Pas marrjes së vendimit për zgjedhje në postin e Kryetarit të Bordit të AKP-së Blerim Rexha ka bërë të ditur se është tërhequr nga të gjitha pozitat në PDK.

“Siç mund të jeni në dijeni të enjten që shkoi Kuvendi i Kosovës më ka emëruar Kryetar të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Dje kam marre vendimin edhe me shkrim nga Sekretaria e Kuvendit. Pozita e Kryetarit të Bordit është me përgjegjësi të lartë dhe shumë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit”, ka shkruar Rexha në facebook.

“Me qëllim të përkushtimit tim sa më të plotë në detyrën e re dje kam dhënë dorëheqja nga të gjitha strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës. Unë shpresoj që ju do të keni mirëkuptim për aktin tim”. /Telegrafi/