Site icon Telegrafi

Blerim Krasniqi i stërkënaqur me fitoren ndaj Trepçës

“Sigurisht se ka qenë një ndeshje e vështirë, sepse gjithnjë ndeshjet e para janë të vështira. Mund të them se lojtarët e mi kanë dhënë më të mirën në këtë ndeshje”, ka thënë Krasniqi.

“Angazhimi i gjithë skuadrës ka qenë në nivel më të lartë dhe vetëm falë angazhimit maksimal ne mundem Trepçën, e cila në radhët e veta ka lojtar të mirë, madje ata kanë më shumë lojtar të huaj. Ne ekipin tonë në këtë ndeshje ne kemi kishim vetëm një amerikan, por angazhimi tejet i madh i gjithë lojtarëve bëri që ne ta fitojmë këtë ndeshje, e që është motiv shumë i madh për ndeshjet e ardhshme”, tha ish trajneri i disa skuadrave elitare në vendin tonë.

Tekniku prishtinas beson se skuadra e tij do të vazhdojë më formë të mirë edhe në ndeshjet e ardhshme, edhe pse ish-trajneri i Mabetexit është i vetëdijshëm se skuadra e tij nuk fond të mjaftueshëm të lojtarëve për sezonin e ri, por ai shpreson se drejtuesit e klubit në afatin e janarit do të sjellin edhe ndonjë lojtar të huaj, shkruan faqja e ETC Superligës në Facebook. /Telegrafi/ 

Exit mobile version