Site icon Telegrafi

Blerim Krasniqi arrin marrëveshje me KB Kastriotin

“Pas shumë negociatave kam arritur marrëveshje me Kastriotin. Kontrata ime me klubin nga Ferizaj është deri në fund të këtij sezoni dhe me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër. Jam i kënaqur me kushtet që mi kanë ofruar drejtuesit e Kastriotit”.

“Unë tashmë kam zhvilluar seancën e parë stërvitore me Kastriotin. Në këtë skuadër janë disa lojtar të mirë, por sigurisht se na duhen edhe disa përforcime. Jam i bindur se me fondin që kemi, por edhe me përforcimet që do të vijnë ne do të arrijmë synimin tonë, rikthimin në BKT Superligën e Kosovës. Sigurisht se kjo rrugë nuk do të jetë e lehtë, por besoj se me punën që do të bëjmë do të arrijmë ambiciet e klubit”, ka thënë Krasniqi për Kosovapress. /Telegrafi/

Exit mobile version