Kuvendi i Odës së Stomatologëve ka zgjedhur sot kryetarin e këtij institucioni, Prof.dr. Blerim Kamberi, me mandat 4 vjeçar.
Në kuvendin zgjedhor për kryetar të odës konkurruan 4 kandidatë: Alban Kurti, Blerim Kamberi, Kujtim Shala, Sinan Rusinovci.
“Në raundin e parë votimi rrodhi kësisoj. Prof.dr. Blerim Kamberi 26 vota, Mr.sci Sinan Rusinovci, Dr.Alban Kurti 11 vota,Prof.asc Kujtim Shala 6 vota. Në raundin e dytë shkuan dy kandidatë me më shumë vota dhe pas votimit të dytë, Prof.dr Blerim Kamberi fitoi me 31 vota, ndërsa kandidati i dytë, Mr.sci Sinan Rusinovci 23 vota, dhe 1 votë ishte e pavlefshme”, thuhet në njoftim./Telegrafi/