Telegrafi

Blerim Destani refuzon të zhvishet publikisht para bukuroshes së Xing me Ermalin

Një nga momentet më pikante të “Xing me Ermalin”, është momenti kur Kejvina vjen dhe bën atë pyetjen me spec që e bën të ftuarin të skuqet apo të vihet në siklet.

Këtë radhë Kejvina përballë aktorit Blerim Destani kishte një kërkesë dhe jo një pyetje.

Ajo i kërkoi Blerimit të hiqte bluzën pasi shoqet e saj i ishin lutur.

“Shoqet e mia kur morën vesh që do jesh tek Xingu më janë lutur që të të them të heqësh bluzën dhe të tregosh muskujt”, i tha Kejvina Blerimit.

Mirëpo aktori e refuzoi kërkesën e saj duke i thënë: “Ah këtë s’e bëj dot. Kërkoj ndjesë”, tha Destani.

Ndryshe, aktorin do ta shohim në projekte të reja filmike gjatë vitit të ardhshëm. /xing/telegrafi/