Telegrafi

Blerim Destani krah yjeve John Travlota dhe Morgan Freeman në xhirimet e filmit të ri

Foto: Blerim Destani/Instagram

Aktori i njohur Blerim Destani duket se është drejt realizimit të një prej ëndrrave më të mëdha jetësore.

Ai ka pasur një karrierë të suksesshme ndër vite si aktor, duke u bërë pjesë e shumë projekteve filmike që kanë rezultuar të suksesshme.

Blerim Destani (Foto: Getty Images)

Ndërsa së fundmi, aktori shqiptar duket se është gati të prekë Hollywoodin, teksa do të jetë pjesë e një projekti të ri filmik, krahas emrave shumë të njohur nga fusha e aktrimit.

Në rrjetin social Instagram, Destani ka ndarë me ndjekësit një fotografi nga xhirimet e filmit të fundit, ku shfaqet krah aktorëve të njohur John Travolta dhe Morgan Freeman.

Imazhi është shkëputur nga një skenë xhirimi e realizuar në një kazino.

Në mbishkrimin e fotografisë, Blerimi shkruan se fakti që pati mundësinë të bëhet pjesë e një projekti me emra kaq të mëdhenj, e llogaritë si ndër sukseset më të mëdha në jetën e tij.

“Asnjëherë mos ndaloni së besuari në aftësitë tuaja. Dhe po, ëndrrat po që bëhen realitet. Është nder të punosh me këtë ekip aq të mrekullueshëm dhe profesional. P.S. Na duhen më shumë shqiptarë në Hollywood”, janë fjalët e Blerim Destanit në Instagram. /Telegrafi/

Foto: Blerim Destani/Instagram