Telegrafi

Blerim Destani flet për filmin ku shfaqet edhe Morgan Freeman dhe John Travolta

Blerim Destani ka shënuar një tjetër sukses rrafshin ndërkombëtar të kinematografisë.

Ashtu siç është paralajmëruar edhe më parë, aktori shqiptar është bërë pjesë e filmit hollivudian, “The Poison Rose”.

Në rolet kryesore shfaqen dy aktorët më të famshëm – Morgan Freeman si dhe John Travolta.

“Puna është punë, disa të ligjshme dhe disa të paligjshme. E imja ndodh të jetë e ndytë. Karakteri i Lorenzo Rodrigezit e bëri rolin tim shumë të veçantë”, ka shkruar ndër të tjerash artisti.

Filmi është i zhanrit triler/mister, ndërsa regjisorë janë George Gallo, Luca Giliberto dhe Francesco Cinquemani.

Ndryshe, Destanin do ta shohim edhe në projektet e tjera  filmike ekranet e mëdha të kinemave botërore. /Telegrafi/