Aktori i njohur Blerim Destani shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri filmik, dhe lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vetë ai përmes rrjeteve sociale.
Filmi i tij i ri ka filluar sot (e premte) xhirimet, dhe pjesë e tij pritet të jenë edhe disa aktorë mjaft të njohur shqiptarë, ndër ta edhe miku i tij Xhevdet Jashari.
Ende nuk është bërë e ditur data e lansimit apo tematika që do të trajtojë, mirëpo muaj më parë aktori deklaroi se ky projekt do të jetë paksa më i veçantë.
Përndryshe, projekti i tij i fundit filmik mbetet “Amsterdam Express” i cili u publikua para dy viteve she pati shikueshmëri të lartë. /Telegrafi/