Blerim Destani pa dyshim se është një prej emrave më të dashur për publikun.
Aktori i njohur njihet për rolet e tij, por edhe për jetën luksoze që ai bën.
Sa me vetura të shtrejta, e akcesorë prej më të veçantëve, Blerimi gjithmonë sigurohet të tërheqë vëmendjen.
Aktori u shfaq së fundmi me një orë nga “Richard Mille” me vlerë 800 mijë euro – e duket se i ka fiksim orët e shtrenjta.
Dhe sipas faqes What They Wearin në Instagram, Blerimi shfaqet sërish me një orë tjetër nga brendi “Richard Mille”.
Kosto e kësaj ore është hiç më pak se 128 mijë euro.
Blerim Destani besohet se vazhdon të jetë pa të dashur. /Telegrafi/