Telegrafi

Blerim Destani bëhet ‘mollë sherri’, Dafina Zeqiri ofendon fansen

Blerim Destani bëhet ‘mollë sherri’ Dafina e Blerimi duket të jenë miq të mirë, e këtë e dëshmojnë edhe me shkëmbimin e komenteve në Instagram.

Këngëtarja e mirënjohur Dafina Zeqiri është treguar e pasjellshme në disa komente në Instagram, në një foto që aktori ynë i njohur Blerim Destani ka postuar.

E gjitha ka nisur nga një koment i përdorueses “ari.anna.96” në Instagram, koment ai tashmë i fshirë që nuk kuptohet se çfarë ka qenë, dhe Dafina ka vazhduar me një ofendim, duke komentuar “@ari.anna.96 më fal qe s’ta paskna rr..”, shkruan rtv21.tv.

Pas këtij komenti, vjen edhe një koment tjetër i Dafinës, që i drejtohet të njëjtës përdoruese, mirëpo tani me një profil tjetër në Instagram “@ari.anna.200096 në vend se mi bo krejt botes follow zemra ime kap lexo do libra edhe qit qaj rusi se thoba jote nuk është për instagram, e shkreta ëndërr e ki me qen vend temin po hajt”.

Dhe së fundmi Dafina e përmbyll këtë ‘luftë komentesh’ me komentin “@ari.anna.200096 gjithsesi muzikën ngoje e mos kqyr mu bo psikiatër se kërrka s’je. Xo”. Mes këtyre komenteve, mund të dallohen edhe shkëmbime komentesh mes Blerimit e Dafinës, të cilët quajnë njëri tjetrin “Dash”. Të dyja profilet e përdorueses që kishte marrë abuzim nga Dafina janë mbyllur.