Blerim Bexheti, deputet i BDI-së ka reaguar pas shkarkimit të deputetes së Aleancës për Shqiptarët – Fronti Europian, Ilire Dauti nga pozita e kryetares së Komisionit për politikë sociale, demografi dhe rini.
Nga foltorja e Kuvendit, Bexheti për këtë vendim e uroi deputetin e VLEN-it, Halil Snopçen dhe kolegët e tij.
“Kur e thash që s’e kuptova fjalimin pak qëllimisht të lash hapësirë që të kujtohesh, Halil. Dola në procedurale vetëm të të uroj ty, kolegëve dhe gjithë VLEN-in për shkarkimin e Ilire Dautit që tentoi ta pengojë Ligjin për “branitellat”, që nuk është i barabartë edhe me ish ushtarët e UÇK-së familjarët e tyre, dëshmorët dhe invalidët”, tha Bexheti./TV21/