Telegrafi

Blerim Bexheti nuk do të jetë kryetar i Komunës së Sarajit: Prej sot vazhdon rrugëtimi im si deputet

Blerim Bexheti ka njoftuar se nuk do të jetë më kryetar i Komunës së Sarajit por do të vazhdojë si deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Bexheti në rrjetet sociale shkruan se do të jetë zëri i vullnetit të popullit, ndërkohë që falënderoi votuesit për përkrahjen në zgjedhjet lokale dhe tani edhe në parlamentaret.

“Të dashur qytetarë të komunës së Sarajit dhe më gjërë, dua të ju njoftoj se prej sot fillon rrugëtim i ri i imi si deputet dhe zëri juaj në kuvendin e RMV-së. Duke dashur të falenderoj gjithsecilin nga ju që më përkrahët në zgjedhjet lokale që të isha në krye të komunës së Sarajit dhe tani që të ju përfaqësoj në kuvend”.

“Ju premtoj se do të jem zëri i vullnetit të popullit dhe duke ju dëshmuar se legjitimiteti i votës shqiptare i takon Frontit Europian. Vazhdojmë të bashkuar për më të mirën e qytetarëve, vend Europian dhe për zhvillim më të mirë ekonomik”, ka shkruar Blerim Bexheti.