Telegrafi

Blerim Bexheti: Jam fitues i zgjedhjeve, falemnderoj qytetarët

Kandidati i BDI-së, Blerim Bexheti për Komunën e Sarajit ka shpallur rezultatet e kësaj komune.

Bexheti ka shpallur fitoren.

Ndërkohë, përderisa Bexheti fliste, në sfond dëgjoheshin të shtëna armësh.

”I përshëndes shtabet vendore në të gjithë Komunën e Sarajit. Ju falemnderoj për punën e bërë. Çdo qytetar që ka dhënë votën për mua, çdo qytetar që ka dhënë votën për mua, ju them se Saraji me ne do të zhvillohet. Ndryshimi do të vazhdojë.”