Site icon Telegrafi

Blerësja e uritur përleshet fizikisht me punonjësen që ia vonoi ushqimin (Video)

Në një pikë të McDonald’s që ndodhet në Iowa të Shteteve të Bashkuara, blerësja e uritur që ankohej se ia vonuan ushqimin, është përleshur fizikisht me njërën nga punonjëset.

Megjithëse menaxheri ia ofroi sandviçin para të tjerëve, ajo i përplasi fytyrës dhe kaloi banakun që të rrahet me atë që e akuzonte, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar më poshtë, tregon zënkën fizike mes tyre, derisa të pranishmit e kishin shumë vështirë t’i ndanin.

“Të gjithë janë të uritur, por duhet pasur kujdes edhe për shërbyesit të cilët lodhen dhe nuk mund t’i kryejnë të gjitha menjëherë”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/

https://youtu.be/6DmNYQ8N-JM

Exit mobile version