Telegrafi

Blerësja e habitur me tri pantallonat e madhësive të ndryshme, që kishin numrin e njëjtë (Foto)

Danu Deva Clyne po kërkonte pantallona në një qendër tregtare në Mançester të Anglisë, ku gjeti një palë që i pëlqyen shumë.

Por, 26-vjeçarja mbeti e habitur, kur të tria mbanin numrin 14, ndërsa kishin madhësi të ndryshme, transmeton Telegrafi.

“Kjo i bën klientet të mendojnë, se kanë shtuar peshë dhe nuk po iu bie tamam, veshja me numrin që gjithmonë e mbajnë”, ka shkruar Clyne krahas fotografisë së postuar.

Pantallonat me numër të njëjtë

Madje, ajo është mllefosur, se kjo vjen në një kohë kur femrave iu kërkohen të vishen dhe të rregullohen, që të ngjajnë sa më shumë me figurat e famshme.

Në anën tjetër, zyrtarët e qendrës tregtare, që janë edhe prodhuesit e pantallonave, kanë kërkuar falje, ndërsa thanë se janë duke bërë hetime. /Telegrafi/