Telegrafi

Blerësit u përleshën mes vete derisa mundoheshin të merrnin sa më shumë rrobe me çmim të lirë

Në përpjekje që të marrin sa më shumë rrobe me çmim të lirë, blerësit e një lokali në General Santos City në Filipine, nisën të përleshen mes vete.

Shumica prej tyre ishin shitës dhe mundoheshin që të mbledhin sa më shumë mall, që t’i shisnin më pas në lokalet e tyre, transmeton Telegrafi.

Pamjet e shpërndara, tregojnë ata derisa i afrohen grumbullit të rrobave, në momentin që hapen dyert e lokalit, derisa njëri prej tyre, shihet që përfundon nën grumbull.

Megjithëse ka pasur përleshje, nuk raportohet të ketë të lënduar nga kjo blerje që tejkaloi pritjet e shitësve. /Telegrafi/