Shumë blerës, kërkojnë të paguajnë më pak, për gjëra që duken sikur origjinale, vetëm se disa prej tyre kanë mbetur të hutuar me imitimet që i panë dhe kërkuan produktin original.
Bored Panda ka përmbledhur disa prej imazheve, që tregon imitimet e realizuara më së dobëti, që janë qesharake dhe dallojnë në shikim të parë prej produktit bazë, transmeton Telegrafi.
Në disa prej tyre, prodhuesit ia kanë ndryshuar pak logon që të iu ikin të drejtave autoriale, ndërsa disa të tjerë, i kanë bërë bashkë krijimet e ndryshme në diçka shumë pa shije.
Atlete, ushqime apo pajisje të ndryshme, janë disa prej këtyre gjërave me të cilat blerësit mbetën shumë të pa kënaqur. /Telegrafi/