Telegrafi

Blerësit tmerrohen me gjilpërat që i gjetën në dredhëza (Foto)

Gjilpërat e gjetura në dredhëzat e blera në një lokal të Aucland të Zelandës së Re, i kanë tmerruar blerësit.

Në momentin që kafshuan frytet dhe vërejtën objektet e forta, nxorën kafshatat duke shmangur përpirjen e tyre, transmeton Telegrafi.

“Gjesti më i sëmurë që e kam parë, si ka mundësi dikush të bëjë këso vepra të tmerrshme” ka qenë përshkrimi i fotografive.

Rasti i ka alarmuar inspektorët e ushqimit, që mblodhën mostra të ndryshme nga paketimet me dredhëza që shiten në super-markete.

Ende nuk dihet se kush e ka kryer këtë veprim, ndërsa rekomandohet kujdes për blerësit e këtyre produkteve. /Telegrafi/

jamestown vic