Site icon Telegrafi

Blerësit potencial të Interit, BC Partners fillojnë analizat financiare të klubit

Fondi i kapitalit privat BC Partners thuhet se ka filluar një analizë të situatës financiare të Interit me një takim të jashtëzakonshëm të bordit të drejtorëve që do të zhvillohet nesër.

Drejtori i përgjithshëm i Interit, Beppe Marotta ka konfirmuar se Suning Group po konsideron shitjen e një pjese të aksioneve në klub.

Burimet e Interit i kanë thënë Sky Sport Italy se mundësia e shitjes së një pjese të klubit duhet të konsiderohet si “mundësi pozitive”.

Lexo po ashtu Marotta konfirmon se Suning është duke konsideruar shitjen e aksioneve të Interit

Fakti që vëmendja e tyre ka rënë në Inter, me analizat e llogarive tashmë të zhvilluara, është një arsye më shumë që u jep shpresë tifozëve Nerazzurrë, pretendon raporti.

BC Partners janë një fond që vlerëson grupet sipërmarrëse dhe i konsideron ato për investime.

Sipas Il Sole 24 Ore, në fund të vëzhgimit të duhur do të ketë një vlerësim të vlerës së klubit, i cili do të jetë më pak se 1 miliard euro.

Sipas gazetës financiare dhe gazetës Tuttosport, Suning mund të vendosë përfundimisht të shesë shumicën e aksioneve në klub.

Lexo po ashtu Pronarët e Interit mohuan shitjen e klubit, por vazhdojnë fjalët që kjo do të ndodh – zbulohen dy investitorët e interesuar

Në anën tjetër, sipas Il Corriere dello Sport, një mbledhje e jashtëzakonshme e bordit të drejtorëve do të zhvillohet të enjten.

Kryetari Steven Zhang do të marrë pjesë në distancë nga Kina dhe do të diskutojë synimet e Suning për të ardhmen e klubit. /Telegrafi/

Exit mobile version