Telegrafi

Blerësit perëndimorë ‘ngrijnë’ pagesat për Rusinë

Kompanitë e njohura Total dhe ENI kanë ndërprerë pagesat për kompanitë ruse që u shitën atyre naftë të kontaminuar dhe konfirmuan se nuk do të paguajnë derisa të bien dakord mbi kompensimet e dëmeve. Firmat e njohura franceze dhe italiane, përfshirë dhe ato ruse të Rosneft dhe Surgut, thanë se do të procedojnë me pagesat kur shkalla e dëmeve të jetë e qartë dhe do të vazhdojnë marrëdhëniet e tyre tregtare kur cilësia e naftës të jetë brenda parametrave.

Pagesa për miliona fuçi të naftës së kontaminuar, që ka mbetur për disa javë në tubacione, duhej të ishte kryer më 15 maj. Në teori, blerësit perëndimorë kanë të drejtë të refuzojnë të paguajnë për naftën që kishin blerë pa e ditur se ishte i ndotur, sepse çdo kontratë për shitjen e naftës shoqërohet me një pasaportë cilësie që tregon se nafta nuk është brenda standardeve.

Megjithatë, shitjet përgjatë tubacionit Druzhba udhëhiqen nga ligji rus, i cili thotë se pagesa duhet të bëhet dhe nëse cilësia nuk është mjaft e mirë, kjo duhet të shoqërohet me një kërkesë për dëmshpërblim, e cila pastaj mund të kërkoj muaj apo vite për t’u përpunuar.

Prodhuesit rus i kanë paguar tashmë shtetit të tyre, disa detyrime për eksportin si dhe taksa për nxjerrjen e mineraleve për naftën e shitur gjatë muajit prill, duke i vënë kështu nën presion për të rimarrë paratë që ata kishin pritur të merrnin nga blerësit.

Bjellorusia ka vlerësuar vëllimet e naftës së kontaminuar në rreth 9 milionë fuçi, të cilat në rrethana normale do të kishin vlerë më shumë se 500 milionë dollarë me çmimet aktuale.

Kjo është ndërprerja më e madhe e furnizimit me naftë për shtetin rus, e vetmja herë që ka pasur probleme serioze me eksportimin e naftës nëpërmjet tubacioneve të Druzhba-s ka qenë momenti kur Moska pezulloi dërgesat për tre ditë gjatë një mosmarrëveshjeje çmimi me Bjellorusinë. /Telegrafi/