Disa nga blerësit nuk e respektojnë marrëveshjen e arritur me prodhuesit dhe nuk e paguajnë çmimin për të cilin janë marrë vesh, thonë bujqit. Sipas kryetari të Lidhjes së Bujqve në Maqedoni, Eftim Shaklev, probleme me marrëveshjet ka në kultura, kopshtari dhe shitja e qumshtit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Çdo ditë ka probleme me kopshtarët, ku në vazhdë është shit-blerja. Jemi dëshmitarë të mosrespektimit të çmimit nga ana e blerësve. Çmimet e blerjes ndryshojnë një herë në javë, por kjo nuk respektohet nga disa blerës”, tha Shaklev.
Bujqit presin bashkëpunim me ministrin e ri të bujqësisë, Ljupço Nikollovski, takim sa më parë dhe ndihmë, për siç thonë, tejkalimin e problemeve./Telegrafi/