Koka e pulës që gjetën mes copëzave të pjekura, i ka lënë blerësit nga West Bromwich i Anglisë, me shije shumë të hidhur.
Ceanne Reid e kishte blerë ushqimin e gatshëm, të cilin ua shërbeu fëmijëve të saj, kur njëri prej tyre nisi të ankohej, transmeton Telegrafi.
“Po e shoh një fytyrë, që është duke më shikuar nga pjata” tregoi Reid, momentin kur njëri nga fëmijët nisi të shqetësohej.
Me të shikuar mirë në ushqim, pa edhe kokën e pulës, që ishte pjekur bashkë me pjesët tjera.
Kur e dërgoi në lokalin ku bleu ushqimet, i thanë se do t’i kthehen paratë të cilat pagoi më herët, ndërsa do të rrisin sigurinë në pjesën ku e prejnë mishin. /Telegrafi/