Nxorën në shitje jastëkët e rinj, por prodhimet e reja të një kompanie britanike, po i krahasojnë me biskotat që i ka prodhuar më parë.
Shumë blerës kanë shfrytëzuar rrjetet sociale, për të treguar krahasimin e dizajnit të këtyre biskotave të çuditshme, me ushqimet me çokolatë në mes, transmeton Telegrafi.
“Dikush mund t’i hajë duke menduar se janë biskota. Mos ka ndonjë ngatërrim në linjën e prodhimit” ka qenë një prej komenteve të shumta.
Në anën tjetër, kompania është përgjigjur se klientët tashmë ia njohin mirë prodhimet dhe i bëjnë shumë lehtë krahasimet mes produkteve. /Telegrafi/