Telegrafi

Blerësit ikin nga marketi në panik, pasi fillojë të dridh tërmeti (Video)

Gjatë ditës sotme kanë ndodhur disa tërmetë të fuqishme që kanë dridhur Maqedoninë dhe Kosovën pasi epiqendra ka qenë në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Telegrafistat na kanë dërguar një video ku shihet një market që dridhet nga tërmeti dhe blerësit që ikin në panik që të shpëtojnë kokën dhe mos të lëndohen.

Përndryshe, në Shkup sot kanë ndodhur 4 tërmete. Një në mëngjes në ora 7, një rreth orës 15 e 10 minuta i fortë prej 5.3 shkallëve të Rihterit dhe një në ora 16 e 47 minuta i fortë prej 2.1 shkallëve të Rihterit. I fundit ndodhi rreth orës 21./Telegrafi/

Lexo po ashtu Lexo të gjithë lajmet për tërmetet në Maqedoni