Derisa ndodheshin përjashta një lokali në Birmingham të Anglisë, blerësit u detyruan të ikin brenda, nga frika se do të shtypen nga një makinë, që i rrëzoi rrobat e ekspozuara përjashta.
Shoferja e Audi Q7 e kishte humbur kontrollin dhe iu afrua shumë lokalit, nga fika e dy vetëve që e ndiqnin me shkopinj bejsbolli, të cilët i dolën papritmas në rrugë, transmeton Telegrafi.
Megjithëse iu afrua shumë blerësve, shumica prej të cilëve ishin gra me fëmijë, nuk raportohet për ndonjë të lënduar.
Të maskuarit i rrotullonin në duar shkopinjtë, por nuk e goditën askënd, para se të largohen në drejtim të panjohur.
Hetuesit janë vënë në kërkim të sulmuesve, derisa nuk dihen motivet e këtij sulmi, që mund të kishte edhe pasoja në njerëz. /Telegrafi/