Telegrafi

Blerësit e Tesla Cybertuck duhet të marrin edhe një vendim të rëndësishëm kur e porosisin

Dukja që ka makina është shumë e rëndësishme, andaj nëse duan që gjithçka të bëhet në fabrikë, iu nevojitet të mendojnë me kohë

Mund të thuhet se Tesla Cybetruck, është një prej makinave më kontroverse, për të cilën janë dhënë komentet më të çuditshme, por edhe është pëlqyer në masë të madhe, transmeton Telegrafi.

Pjesa e jashtme e kësaj makine, është e bërë nga metali që nuk ndryshket, ndërsa i ofron shoferit dhe pasagjerëve siguri maksimale.

Lidhur me këtë pjesë, blerësit e kësaj makine duhet të marrin një vendim të rëndësishëm kur e porosisin sepse vjen në çfarë ngjyre apo shtrese.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i Tesla, Elon Musk kur është pyetur nëse Cybertruck mund të porositet me ngjyrë të caktuar.

Ngjyra nuk është i vetmi opsion më të cilin mund të kërkohet kjo Tesla me përmasa gjigante, ka mundësi edhe të mbështillet me shtresa që kanë çfarëdo dizajni të ilustruar në to.

Së bashku me këtë opsion, që është në mesin e shumë opsioneve tjera që do t’i ketë kjo makinë, pritet të jetë edhe një çmim të konsiderueshëm. /Telegrafi/