Telegrafi

Blerësit e pandërgjegjshëm

Zëdhënësi i AKP-së, Ylli Kaloshi, tha për gazetën “Lajm” se disa blerësve të ndërmarrjeve të privatizuara me spin-off special, si pasojë e mosplotësimit të kushteve të kontratës, u janë shkëputur kontratat.

Haxhi Arifi, kryetar i BSPK-së, tha për se ndërmarrjet e privatizuara me spin-off special dhe të rregullt kanë lënë një numër të madh të papunëve, të cilët nuk kanë asnjë përkujdesje pas privatizimit. “Faktikisht vetëm 3 ndërmarrje që janë privatizuar me spin -off special kanë përmbushur kriteret të cilat kanë qenë në tender, edhe në punësim por edhe në aspektet tjera të veprimtarisë së tyre, ndërkaq të tjerat jo”, thekson Arifi.

Rudina Heroi, nga Instituti për Studime të Avancuara “GAP”, tha për “Lajm”, se keqmenaxhimi i procesit të privatizimit ka bërë që imazhi i Kosovës në arenën ndërkombëtare të vihet në pikëpyetje. Edhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për ekonomi, Myzejene Selmani, thotë se i tërë procesi i privatizimit ka ndikuar negativisht për ekonominë e vendit. /Lajm/Telegrafi/