Konsumatorët janë ende skeptikë në lidhje me makinat elektrike dhe kalimi nga benzina dhe nafta mbetet “një sfidë e vërtetë”, tha shefja e Ford në Mbretërinë e Bashkuar për BBC.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Lisa Brankin tha se do të nevojitej më shumë mbështetja e qeverisë për tregun e makinave elektrike përpara një ndalimi të propozuar të shitjeve të reja të makinave me benzinë dhe naftës në vitin 2030.
Kërkimet nga rregullatori i energjisë Ofgem sugjerojnë se 6.5 milionë familje planifikojnë të blejnë makina elektrike deri në vitin 2030.
Por aktualisht, numri i automjeteve elektrike (EV) në përdorim mbetet i ulët.
Kërkimet nga Shoqëria e Prodhuesve dhe Tregtarëve të Motorëve (SMMT) zbuluan që makinat elektrike përbëjnë pak më shumë se 1 për qind të 35 milionë automjeteve në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar.
Sidoqoftë, numrat po rriten, derisa shitjet e makinave me bateri janë më shumë se dyfishuar vitin e kaluar, derisa numri i hibrideve “plug-in” gjithashtu u rrit me më shumë se një të tretën. /Telegrafi/