Produktet e zakonshme që janë ndarë pa arsye për femra apo për meshkuj, kanë bërë që shumë blerës të shfrytëzojnë Twitterin, për të treguar rastet më ekstreme.
Kutitë e drithërave, shishet e qumështit apo globi i tavolinës, të ndara në bazë të gjinisë, duken sa qesharake as edhe ofenduese, transmeton Telegrafi.
“Kam harruar që meshkujt dhe femrat kanë lloje të ndryshme dhëmbësh”, është përshkrimi i fotografisë, ku tregohet për ‘dallimet’ në pastën e dhëmbëve.
Megjithëse shumica i kanë shikuar këto imazhe si qesharake, të tjerët po i konsiderojnë si dallime gjinore dhe stereotipa që duhet eliminuar. /Telegrafi/