Shkuan për të blerë video-lojëra në një dyqan të Britanisë së Madhe, ku mbetën të habitur me të riun e paemëruar që vallëzonte i veshur si Spider-Man.
Adoleshenti 16-vjeçar tregonte lëvizjet e mrekullueshme, teksa në sfond dëgjohej kënga e A-ha “Take On Me”, transmeton Telegrafi.
Kjo nuk është hera e parë që ai bën paraqitje të tilla, pasi është parë shpesh në sheshe dhe qendra të ndryshme tregtare, por asnjëherë nuk e ka zbuluar fytyrën.
Për këto paraqitje, në llogarinë e tij në Instagram ka mbi dhjetë milionë ndjekës. /Telegrafi/
https://youtu.be/NvA1oAtiEMk