Telegrafi

Blerësit e Ford GT duhet të paguajnë më shumë, nëse duan të kenë rrota me fibra karboni

Kompania Ford është duke i klasifikuar afro shtatëmijë aplikuesit, që kanë kërkuar të blejnë modelin GT.

Meqenëse janë prodhuar vetëm 500 makina të tilla, janë vetëm kaq klientë që do të hynë në listë për të blerë këtë automobil.

Por, përpos shumës që duhet të paguajnë, ata duhet të japin para shtesë, nëse duan të kenë rrota me fibra karboni.

Modeli do të jetë në dispozicion me rrota alumini, por padyshim se opsioni tjetër me karbon, është shumë më i mirë, transmeton Telegrafi.

Megjithëse në madhësi të njëjtë me ato të aluminit, këto rrotë kanë mundësi të porositen me shkëlqim apo mat.

Nuk dihet se sa kushtojnë këto rrota, por për atë që paguan 450 mijë dollarë për veturën GT, nuk do jetë ndonjë çmim i shtrenjtë. /Telegrafi/